Aktualisht, shtatë shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të kontribuojnë dhe t’i bashkohen patrullave të EULEX-it në veri të Republikës së Kosovës, tha kreu i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
“Të shtunën kemi pasur një takim me komandantin e KFOR-it, Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të policisë”, ka thënë Vigemark për Kljan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se ka marrë një kërkesë me shkrim nga policia e Kosovës që të vazhdojë të jetë në terren dhe të monitorojë situatën, veçanërisht në veri.