Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, takim me kryeinspektorët e Rumanisë dhe Portugalisë

16:38 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ibrahimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, priti sot në një vizitë zyrtare kreun e Inspektimit Gjyqësor të Rumanisë, gjykatësin Lucian Netejoru, dhe inspektorin gjykatës Luis Jardim nga Inspektorati i Drejtësisë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali.

Vizita bëhet në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës SEJ III, që ka në fokus mbështetjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi.

Pasi dëgjoi me vëmendje paraqitjen mbi mënyrën e funksionimit të zyrave të inspektimit dhe bashkëveprimin ndërinstitucional në vendet përkatëse, z. Gent Ibrahimi u shpjegoi bashkëbiseduesve rolin e institucionit që drejton në raport me Inspektorin e Lartë i Drejtësisë (ILD) duke theksuar njëkohësisht, bashkëpunimin ngushtë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Z. Ibrahimi theksoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos mbi masat disiplinore të propozuara nga ILD në përfundim të procedimit disiplinor ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve. Gjithashtu, ai i informoi të ftuarit mbi rolin, organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit, në përfundim të tre vjetëve që nga krijimit të tij, duke paraqitur sfidat dhe vështirësitë e hasura gjatë procesit të ngritjes dhe konsolidimit të institucionit që ai drejton.

Në përfundim të takimit, të dy kryeinspektorët falënderuan Kryetarin e KLP-së, për bashkëbisedimin dhe theksuan se është me rëndësi të veçantë shkëmbimi i përvojave profesionale midis vendeve tona.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.