Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i KLP: Shoqëria Civile, skeptike për reformën në drejtësi

18:20 / December 28, 20183 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent ibrahimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë më në fund u ngrit para një jave. Afatet ligjore që parashikonte ligji u tejkaluan dhe Parlamenti u detyrua të zgjidhte një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, akt ky që u cilësua antikushtetues nga opozita.

KLP është një organ tejet i rëndësishëm, pasi jo vetëm zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm, por është ngarkuar me ligj të ngrejë edhe SPAK-un që është Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Një ditë më parë, u ngrit KLP duke miratuar disa akte dhe ngritur 3 komisione.

Mbrëmjen e sotme, në emisionin i “Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo në A2, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi foli për procesin e ngritjes së këtij institucioni kaq të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe atë se çfarë pritet.

Gent Ibrahimi është kandidaturë e thirrjes së 6-të e një komisioni të përkohshëm që u ngrit për kandidaturat e Shoqërisë Civile. Nga 6 thirrje, 5 të parat dështuan. Në A2, ai sqaroi këtë situatë.

“Është një skepticizëm i përgjithshëm që e kemi të gjithë ne në raport me reformën në drejtësi dhe produktet që presim prej saj. Mund të ju numëroj dhjetëra emra personash që janë militues në shoqërinë civile prej dhe që njëkohësisht janë edhe juristë të sprovuar. Por besoj se ka qenë skepticizmi ai që ka ndikuar në mungesën e ofrimit sepse kjo reformë ishte e fundit në valën pa fund për ta reformuar këtë reformë, por asnjëherë nuk ka pasur një qasje frontale”, u shpreh Gent Ibrahimi.

Më tej, kreu i KLP tha se skepticizmi këtu i atribuohet e gjitha sistemit tonë politik dhe jo faktit që këto institucione nuk do të jenë të gjendje të sjellin produktet që të gjithë i presim. “Që të gjithë mendojnë se politika do të ja dalë të ndikojë në punën e këtyre njerëzve”, tha ai.

“Mungesa e kandidaturave nuk përsëritet më”

Gjetjen e një numri të mjaftueshëm kandidatësh, Ibrahimi e cilëson si çështje të së kaluarës. “Herën e parë, në kushtet e mungesës së madhe të besimit, ne patëm një numër të mjaftueshëm kandidatësh. Herën e dytë, kur institucionet të tregojnë se çfarë janë në gjendje të prodhojnë, atëherë jam i sigurt se numri i kandidaturave do të jetë më i madh. Kriteri ligjor nuk ka pse të ndryshojë pasi ka qenë produkt i një llogarie dhe analize shumë të gjatë”.

“Antikushtetuese marrëveshja për përjashtimin e ekspertëve”

Një nga marrëveshjet që ka qenë me ndërkombëtarët, politike, ishte që personat që do të merren me reformën në drejtësi nuk do të jenë anëtarë të saj. A është shkelur në rastin tënd?

“Ka pasur një marrëveshje zyrtare që u materializua te ligji për organet e vettingut, aty u tha se personat që kanë punuar në reformën në drejtësi nuk mund të jenë kandidatë për organet e vettingut, por ky është një ligj absolutisht antikushtetues, por në atë ankimi nuk mund të bëhej. Arsyeja pse nuk u mor asnjë hap kishte të bënte me rolin tonë si ekspertë në hartimin e reformës”, u shpreh kreu i KLP.

Reforma ne drejtesi shoqeria civile
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.