Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i OBSH: Të shmangim shfaqjen e mutacioneve të reja

16:15 / January 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh teston
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesu, është shprehur optimist që pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022.

Poe sipas tij me një kusht, që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij.

Në një deklaratë për pritshmëritë për vitin e ri, ai paralajmëroi marrje të masave kundër “nacionalizmit dhe grumbullimit të vaksinave” vetëm në disa vende.

“Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë,” shtoi ai. Kreu i OBSH shtoi se pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave po rrit rrezikun e evoluimit të virusit.

Gjithsesi fjalimi i tij kishte nota pozitive duke vënë në dukje se tani ka shumë më tepër mjete për të trajtuar Covid-19. Ghebreyesu vuri në dukje si mangësi normat e ulëta të vaksinimit. Ndërsa shumica e popullsisë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ka marrë të paktën një dozë, objektivi i OBSH-së për shkallën e plotë të vaksinimit në 40% të çdo vendi deri në fund të vitit 2021 nuk u realizua në pjesën më të madhe të Afrikës.

OBSH ka vendosur një objektiv të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70% të njerëzve në të gjitha vendet deri në korrik për t’i dhënë fund pandemisë. Komentet e tij vijnë 2 vjet që kur OBSH u njoftua për herë të parë për rastet e një lloji të panjohur të pneumonie në Kinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.