Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale shprehet se është nisur për në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Basha shprehet se do të jetë në Nju Jork, për të prezantuar rezolutën për Ukrainën. “Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës”, shkruan Basha.
