Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kreu i ri i SPAK, zyrtarizohen kandidatët

16:29 / October 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1727086483 spak 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi. Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pas 18 dhjetorit kur mandati i Altin Dumanit përfundon patën kohë deri më 8 tetor për të aplikuar. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

”Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftimin e KLP.

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij, etj. Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.

Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i SPAK zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

4 prokurorë kandiate spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

11:21 / July 7, 2026

Spital ekselence në Tiranë/ Rama: Kapitull i ri për shëndetësinë, do trajtohen sëmundjet e komplikuara

11:15 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.