Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i SHISH flet për influencat ruse në Shqipëri, zbardhet raportimi sekret para deputetëve

15:20 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bendo komision
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Helidon Bendo, kreu SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.

Një burim i tha Top Channel se pjesë e asaj çfarë Helidon Bendo ka ndarë me deputetët ishte edhe shqetësimi për tentativat e Rusisë në rritjen e influencës në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence. Pikërisht për këtë çështje, disa prej anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare kanë ngulmuar duke i drejtuar një mori me pyetje.

Ata e pyetën kreun e SHISH nëse influenca ruse shkon deri në nivele të larta të politikës shqiptare. Jo, ka qenë përgjigja e Helidon Bendos, nuk kemi informacione. Ndërsa deputeti Myslym Murrizi i ka drejtuar disa pyetje në lidhje me ekzistencën e një grupi oficerësh të korruptuar, në policinë e shtetit. “Ne nuk mund të analizojmë veprime në grup por mbledhim informacion të personalizuar. Nuk na rezulton që në policinë e shtetit te ketë një grup oficerësh të korruptuar”, citohet të jetë përgjigjur Helidon Bendo.

Raporti vjetor i SHISH tashmë ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
Deputeti Xhemal Qefalia në nisje të raportimit kërkoi nëse ndonjë pjesë e raportit nuk përmbante informacion të klasifikuar, apo të dhëna bëheshin në praninë e kamerave. Këtë kërkesë të Qefaliajt e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj e cila theksoi se e mbështet propozimin e deputetit Qefalia. Por Helidon Bendo u shpreh se raporti ishte i klasifikuar dhe se seance duhet të bëhej pa praninë e medias. Gjithsesi ai premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH do të ishte i aksesueshëm për publikun. Deri në përmbushjen e këtij premtimi mbetet e paqartë nëse trafiku drogës, krimi organizuar, influenca ruse, spinunazi Iranit apo faktorë të tjerë, janë cenuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare./ TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërtimi i bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar me eksploziv: Kufizime të përkohshme në qarkullim

09:08 / July 6, 2026

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

08:22 / July 6, 2026

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.