Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i SPAK-ut: Grupet kriminale po i dërgojnë paratë në parajsa fiskale si në Dubai ose Qipro

11:56 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altin dumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani këtë të premte ka prezantuar raportin për vitin 2022 përpara Komisionit të Ligjeve. Ai tha se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar së tepërmi dhe kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta në vendet e Amerikës Latine për trafikun e drogës. Sipas Dumanit, grupet shqiptare janë të përfshira kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të kokainës.

Kreu i SPAK-ut, theksoi edhe se grupet e struktuara kriminale që drejtohen nga shqiptarë po vlerësohen me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës. Një fenomen që vlerësoi Altin Dumani është dhe fakti që këto grupe kriminale, paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i fshehin në parajsa fiskale dhe në vende të tilla si Qipro, San Marino dhe Dubai.

“Sa i takon gjendjes së kriminalitetit në vend dhe efektivitetit të ndjekjes penale janë përshkruar me detaje në raportin që ju kemi vënë në dispozicion. Gjatë hetimeve të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre. Komunikimi midis anëtarëve të organizatës lidhet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimit të produkteve të veprës penale. Grupet e strukturuara kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të BE-së, Britanisë së Madhe, Turqi, SHBA.

Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës të prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të fortë me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompani offshore apo parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes penale të tyre.

Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sistemeve informale transfertash parash si Havala, Hundi apo Fechain. Ose dërgimi i pagesave në parajsa fiskale në vendet si Qipro, San Marino apo dhe Dubai. Është kthyer në problematikë edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masë sigurimi arrest në burg për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë”, u shpreh drejtuesi i SPAK.

grupet krimina;e
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026

Rama u bën sërish thirrje protestuesve për dialog

08:25 / October 27, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.