Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i Urgjencës Kombëtare: Nga mesi i tetorit do të kemi shtim të rasteve!

20:06 / October 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brataja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj beson se nga mesi i tetorit do të përballemi me pikun e shtimit të rasteve me koronavirus, për shkak të hapjes së shkollave.

Në një lidhje me “Skype” me televizionin “News 24”, Brataj deklaroi se koronavirusi ka pësuar mutacion dhe nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat agresive të tij.

Sipas tij kjo shpjegon se pse shifrat e të infektuarve janë të larta, por numri i të sëmurëve me sipmtoma më të rënduara është më i pakët.

“Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë një rritje fiziologjike, pasi nga mesi i shtatorit dhe këtej ndryshuan dhe kushtet. Hapja e shkollave, ikja e verës, gjë që do e tregojë se shtimi i rasteve është në stanjacion.

Si rezultat i verës, i ndjenjës në ambient të hapur dhe kushteve të tjera që ishin në disfavor të virusit. Tani me kushtet e tjera, favorizohet virusi. Virusi ka pësuar disa mutacione, që mund të kenë qenë pozitive për ne.

Jo në shtim virulencave në përhapjen e infeksionit, por në shenjat klinike. Kjo tregon se edhe pse shifrat janë të larta, të sëmurët janë më pak.

Nga mesi i tetorit do të duket rezultati i hapjes së masave me nisjen e shkollave në shtator. Tek 127 kemi mbërritur në minimumin e thirrjeve, në 1700. Dje pati 100 thirrje më shumë. Nga 14 shtatori e deri tani, jemi njësoj. E dimë se do të ndodh, e dimë se do të ketë raste.

S’ka vend për panik. Do të forcojmë masat që kemi këshilluar, distancimi, higjiena. Do të trajtojmë dhe COVID në banesa.

Do e bëjmë në bashkëpunim me Infektivin. Trajtimi është falas për qytetarin. S’ka pse merr ilaçe shumë qytetari i prekur, është terapi me paracetamol. S’kanë pse të jenë kura kaq të shtrenjta.”, deklaroi Brataj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.