Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kreut të komunistëve në Francë i bëjnë atentat, letra që i dërgoi Enver Hoxha

10:31 / September 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jacque decloi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – Gazeta pro komuniste “L’Humanité” ka botuar, të shtunën e 21 tetorit 1950, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me letrën e Enver Hoxhës dërguar kryetarit të partisë komuniste franceze pas një atentati që ky i fundit kishte pësuar asokohe në qytetin francez të Auch-it, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1599889800

Shoku ynë Jacques Duclos mori, pas atentatit fashist në Auch (qytet në jug-perëndim të Francës), nga i cili mund të kishte humbur jetën, letrën e mëposhtme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë :

“Atentati i poshtër për t’i marrë jetën shokut Jacques Duclos i përgatitur nga imperialistët gjakatarë ka zemëruar thellësisht Partinë e Punës dhe masat punëtore të Shqipërisë.

Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë i shpreh Komitetit Qendror të Partisë Komuniste franceze urimet më të sinqerta të punëtorëve të Shqipërisë për jetën e shpëtuar të shokut Jacques Duclos.

Kriminelët imperialistë bënë përpjekje për t’i marrë jetën shokut Duclos sepse ai është një nga aktivistët kryesorë në udhëheqjen e Partisë Komuniste franceze, i cili lufton me vendosmëri për mbrojtjen e paqes, të demokracisë dhe të pavarësisë, dhe drejton klasën punëtore të Francës dhe të gjithë popullin francez në rrugën e miqësisë së pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, mbrojtësin e lavdishëm të Paqes dhe Demokracisë në botë.

Partia e Punës së Shqipërisë i uron motrës së saj Partisë Komuniste franceze gjithnjë fitore në luftën e saj për pavarësinë e Francës, për fitoren e demokracisë dhe mbrojtjes së paqes në botë.”

Nënshkruar : Enver Hoxha

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1950-kur-enver-hoxha-i-dergonte-nje-leter-kryetarit-te-partise-komuniste-franceze-pas-atentatit-fashist-ne-qytetin-e-auch-it/.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.