Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krijimi i urdhrit për punonjësit social – Grupet e interesit kërkojnë të mos penalizohen ata që nuk kanë kryer masterin

17:17 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kopshtet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet në  projektligjin “Për  urdhrin e punonjësve socialë”  u diskutuan  në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me grupet e interesit ku këta të fundit  kërkuan që  nga ndërhyrjet   që po bëhen në këtë projektligj të mos penalizojnë  ata punonjës të cilët nuk kanë kryer  specializimet përkatëse duke shtuar se në projektligj duhet të përcaktohen qartë  kushtet për marrjen e licencës .

“Në momentin që është në fuqi ky ligj dhe hyn në fuqi ky ligj profesionisti i punonjësit social që do ketë dëshirën të ushtrojë profesionin dhe që duhet patjetër ta bëjë këtë master profesional apo shkencor. Ajo që është e rëndësishme të vendoset në ligj është fakti në nenin 19 dispozitat kalimtare pika 1 nuk mund të lihet evasive që mund të bëhet një kurs i specializuar apo specializim, sepse atëherë do të kemi një disbalancë mes masterit profesional dhe shkencor, si edhe një kursi profesional, që mund të kryhet edhe në Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional.” – u shpreh Klaudio Pulaha , përfaqësues i CRCA.

Por përfaqësues nga Ministria E Shëndetësisë  i kërkuan grupeve të interesit të mos bllokojnë  procesin për hapjen e urdhërit duke  krijuar barriera  nëpërmjet kërkesave shtesë krahas atyre që vetë kanë propozuar

“Më shumë se i joni është i juaji që ky Urdhër të ngrihet, prandaj do kërkoja mirëkuptimin e të gjithë juve që sa më pak të bëjmë ndryshime dhe4 sa më pak të ketë barierra në ngritjen e këtij Urdhëri aq më shumë do jetë në interesin e të dy palëve, dhe në interes të zbatimit të këtij ligji, sepse ka qenë pikërisht kjo arsyeja që është penguar.” – u shpreh Merita Xhafaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Projektligji “Për  urdhrin e punonjësve socialë”  pritet të diskutohet nen për nen  në seancë plenare Kuvend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.