Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Krijohen tensione në Serbi për filmin e luftës

11:34 / April 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hqdefault 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ka krijuar tensione në Serbi një film që tregon per historinë e luftës në Kosovë dhe momentin kur forcat ruse u futën nga Bosnja dhe u përqendruan në aeroportin e Prishtinës. Tema e filmit ka shtyrë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanovc që ta ndalojë shfaqjen e tij ndërsa një parti serbe ka kërkuar shkarkimin e drejtorit.

“Mexha” është turqizëm për kufirin. Rreth këtyre çështjeve Ballkani lufton me shekuj. Në Mexhën e Ballkanit, një film i produksionit serbo-rus, në stilin e filmave aksion amerikan tregon historinë kur forcat nga Moska vendosin të marrin Aeroportin e Prishtinës në Sllatinë.

Forcat ruse në fakt ishin futur në Kosovë, por për një betejë të tillë nuk dihet shumë. Ata janë tërhequr nga misioni me KFOR-in katër vite më vonë. Kështu ka qenë premiera në kryeqytetin serb. Atmosferë festive. Ky film nxiti reagime në Serbi dhe Rusi.

Kështu disi ishte planifikuar të shfaqej edhe në qytetin e Bujanovcit, në jug ku shqiptarët e serbët jetojnë bashkë. Jeton Ismaili, drejtor i Shtëpisë së Kulturës, të cilën e kontrollon komuna, ka marrë vendim për ta ndaluar shfaqjen e këtij filmi.

Ai beson se një gjë e tillë mund të ngrejë tensionet në këtë qytet. Vendimin e marrë nuk e kthen dhe thotë se Shtëpia e Kulturës është e gatshme për bashkëpunime, por për të afruar popullin.

Jeton Ismaili, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanovc: “Është një qytet multietnik. Sa i përket llojit të filmit, unë them se në të paraqitet një farë urrejtje mes popullit shqiptar dhe atij serb”.Produksioni i filmit nuk e ka komentuar këtë ngjarje shumë. Por në Serbi reagimet kanë qenë të shumta. Ndalimin e filmit e kanë komentuar edhe zyrtarët.

Vlladan Vukosavljeviç, ministër i Kulturës, Serbi: “Besoj se këtë situatë do ta zgjidhim me një mendje të shëndoshë. Presim që qeverisja lokale të ndërmarrë një lëvizje të kuptueshme. Gjithsesi, ky lajm nuk është i mirë pasi nuk është në përputhje me politikat kulturore dhe as me politikat e këtij shteti apo pushteteve lokale. Këtë e trajtojmë si një incident, natyrën e të cilit jemi duke e verifikuar”.

Por në Bujanovc kjo nuk bën përshtypje. Ismaili thotë se nuk e tërheq vendimin.

Jeton Ismaili, drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Bujanovc: “Filmi, sa të jem unë drejtor, nuk do të shfaqet në Bujanovc. Sa i përket pasojave dihet si vendosen drejtorët në Bujanovc. Partia serbe ka kërkuar shkarkimin tim, të shohim ç’do të ndodhë”.

Pak projekte të përbashkëta artistike ka në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Historitë e luftës duket se pas dy dekadave e kanë mexhën më të gjatë./abcnews.al

serbi shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026

E dashura e Lamine Yamal mban varëse me inicialet dhe numrat e fanellës së yllit të Barcelonës

10:50 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.