Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kosovë ku katër persona janë vrarë me armë zjarri.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se dyshohet se një burrë në Pozheran të Vitisë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, i cili nuk jep detaje të mëtejshme për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në Viti.
