Policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij 83-vjeçare. E moshuara u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla të Greqisë.
Autoritetet e policisë bëjnë të ditur se në trupin e të moshuarës u gjetën shenja dhune në kokë dhe në fytyrë. Nga sa mësohet, 23-vjeçari jetonte me gjyshen që vrau.
Ai është dërguar në Komisariatin e Kavallës dhe gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka përdorur forcën për të shkaktuar lëndime trupore ndaj gjyshes për një arsye të parëndësishme, me pasojë vdekjen.
Autori i krimit do të dërgohet sot në Prokurorinë e Shkallës së Parë.
