Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krimet e luftës dhe gjenocidi, BBC: A mund të ndiqet penalisht Putin për krimet në Ukrainë

20:55 / April 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Imazhet e trupave të civilëve të vrarë në rrugët e qytetit Bucha, kanë çuar në dënimin ndërkombëtar të Rusisë .

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar hetimin për krimet e ndodhura në Ukrainë , ndërsa është ngritur edhe një ekip për të mbledhur prova.

BBC nëpërmjet një analize shpjegon çfarë është gjenocidi apo krimet e luftës.

Çfarë është një krim lufte?

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shpjegon se edhe lufta ka rregulla. Këto janë të përfshira në traktatet e Konventës së Gjenevës dhe një varg ligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare. Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht, as infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre.

Disa armë janë të ndaluara . Veprat e rënda si vrasja , përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi njihen si krime kundër njerëzimit.

Çfarë është gjenocidi?

Gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasje e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar. Si i tillë gjenocidi është një krim specifik lufte shumë më i madh. Ligji kërkon prova për të shkatërruar grupin.

Çfarë akuzash për krime lufte ka pasur në Ukrainë?

Nga hetuesit dhe gazetarët janë gjetur dëshmi të vrasjeve të qëllimshme të civilëve në Bucha, një qytet në periferi të Kievit dhe në zona të tjera aty pranë.

Forcat ukrainase po ashtu thonë se kanë gjetur varre masive dhe se ka prova se civilët janë qëlluar për vdekje pasi u janë lidhur duart dhe këmbët.

Javën e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia kishte “shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca” – veprime që SHBA-të thanë se përbënin krime lufte.

Në mars, një sulm rus në një teatër në Mariupol, dukej se ishte vendi i parë i konfirmuar i një vrasjeje masive. Fjala “fëmijë” ishte shkruar me shkronja gjigante jashtë ndërtesës.

Ukraina më parë e quajti sulmin ajror të Rusisë në spitalin e Mariupolit një krim lufte .

Si mund të ndiqen penalisht kriminelët e dyshuar të luftës?

BBC shkruan se ka pasur një sërë gjykatash të njëpasnjëshme që nga Lufta e Dytë Botërore duke përfshirë gjykatën që hetonte krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Sot Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë role që mbështesin rregullat e luftës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos për mosmarrëveshjet midis shteteve, por nuk ndjek penalisht individë. Ukraina ka nisur një çështje kundër Rusisë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) GJNP-ja heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës që nuk janë para gjykatave të shteteve individuale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026

Rama: Ligji për zonat e mbrojtura do të harmonizohet 100% me direktivat e BE-së

13:02 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove” si reflektim, Rama: Ka përfunduar epoka e mungesave, ka nisur koha e pritshmërive

12:54 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove”, Rama prezanton dy dokumente strategjike për mandatin e katërt të PS-së

12:46 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.