Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Krimet ndaj shqiptarëve, vijon zhvarrosja në varrezën masive 250 kilometër në jug të Beogradit

18:58 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varre masive
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimet serbe të kryera mbi popullatën shqiptare vijojnë që të dalin në dritë. 250 kilometër në jug të Beogradit është gjetur një varrezë masive ku dyshohet se ndodhen trupat e dhjetra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës kundër pushtimit serb.

Puna në këtë varrezë masive për të dëshmuar krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë nisi më 30 nëntor.

Zyrtarët shqiptarë të pranishëm kanë njoftuar se puna e parë është saktësimi i perimetrit të saktë të varrezës, e më pas do të procedohet me gërmimet, zhvarrosjen e mbetjeve mortore dhe dërgimin e mostrave për analize të ADN-së në Komisionin ndërkombëtar për personat e zhdukur. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes, ku gjatë luftës së Kosovës janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona, zyrtarët preferojnë të mos japin shumë informacione për ecurinë e punimeve.

Më herët, udhëheqësi i Zyrës për të pagjeturit, Kushtrim Gara, ka thënë se ka edhe vendndodhje të tjera.

Kizhevaku është varreza e pestë masive në territorin e Serbisë, ku rreth 1.000 trupa shqiptarësh janë zhvarrosur nga këto varre masive.

Autoritetet e Kosovës dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare bëjnë të ditur se rreth 80% e personave të zhdukur gjatë luftës kanë qenë meshkuj të moshës prej 18 deri në 40 vjeç.

Vetë kryeministri Hoti ka thënë më herët se Çështjen e të zhdukurve është kryesore për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debati për ilaçet në Kosovë/ Opozita akuzon qeverinë për mungesë barnash, ndërsa ministri Vitia pranoi problemin

21:58 / November 13, 2026

Sky News ngre alarmin për rrjetet shqiptare të kokainës në Britani, avokati nga Londra: Duhet bashkëpunim me SPAK për të zbuluar kokat

19:39 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.