Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Krimet që tronditën Greqinë, tre vrasësit më gjakftohtë që kërkuan “drejtësi” për viktimat e tyre e “ndëshkim” të autorëve

19:55 / June 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vrases 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E gjithë Greqia po ndjek e shokuar zhvillimet ne lidhje me rastin e vrasjes së 20-vjeçares Caroline, më 11 Maj në Glyka Nera, pasi piloti 32-vjeçar pranoi se është ai autori i ngjarjes së rëndë.

Për 37 ditë me radhë, ai u soll me gjakftohtësi duke rrëfyer një skenë të trilluar me grabitës barbar dhe më pas nxitoi të ngushëllonte prindërit e bashkëshortes të cilës ia mori jetën me duart e tij.

Disa minuta pasi të transferohej me helikopter nga zona ku mbahej ceremonia përkujtimore për 20-vjeçaren ai përqafoi nënën e saj.

Mënyra si u hoq ai në publik, deklaratat, mesazhet në rrjetet sociale në lidhje me krimin ku shfaqej si një burrë i shkatërruar, kanë sjellë në vëmendje krimet monstruoze të ndodhura në Greqi ndër vite, duke mos qene i vetmi.

Çështja Douri

Në dhjetor të vitit 1993, opinioni publik grek u shokua nga krimi i kryer në Ermioni. Një djalë 6-vjeçar u gjet i vrarë dhe i abuzuar seksualisht. Familjarët e tij u shfaqën në media zemërthyer për tragjedinë që kishte ndodhur.

Pas një kohe të shkurtër, faktet u përmbysën. I ati i 6-vjeçarit Manolis Douris  dha deklarata kontradiktore në polici duke treguar se si e kishte gjetur ai kufomën e djalit të tij.

Gjatë marrjes në pyetje ai u përpoq të justifikohej por shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe rezultoi se autori kishte qenë vetë ai. Shoqëria greke reagoi ashpër asokohe duke kërkuar ndëshkim shembullor. Ai u burgos dhe disa vite më vonë u gjet i varur në qeli.

Që nga momenti i arrestimit ai ishte përballur me sulme nga të burgosurit e tjerë. Si rezultat ai ndryshoi katër burgje. Me 24 shkurt 1996 ai u gjet i varur me kabllo në qelinë e tij.

Masakra e Agrinios

Ishte nëntor 2006 kur u zbulua një krim i pesëfishtë që e kishte tronditur përsëri Greqinë. Pesë persona të moshës 33, 23, 21, 17 dhe 32 të cilët kishin shkuar për gjueti në zonën e Agrinio, u vranë me gjakftohtësi . Masakra u bë çështja kryesore në të gjitha mediat ndërsa familjet që mbanin zi dhe komuniteti i trazuar lokal, kërkonin drejtësi.

Midis atyre që nxituan për të parë vendin e tragjedisë nga afër, ishte një fermer, pronari i tokës ku u gjetën viktimat,  i cili madje kërkoi dënimin shembullor të autorëve. Ai kishte deklaruar se vrasësit duhej të dënoheshin me vdekje.

as një hetimi policor, ai u arrestua si i dyshuar dhe më vonë pranoi krimin. Djali i tij kishte qenë me të në momentin kur ishin njoftuar se disa gjuetarë kishin hyrë në kullotën e tyre. Fermeri tha se djali nuk kishte gisht, por hetimet e nxorën atë bashkëpunëtor në krim. Gjykata i dënoi babë e bir me 5 dënime të përjetshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.