Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Devoll/ Flet vëllai i autorit: Viktimat nuk na kishin borxh…

13:56 / March 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vellai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Devolli u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku dy gra mbetën të vrara në banesën e tyre, nga bashkëfshatari i tyre, Ali Zili.

Gazetarja Lorena Kodra tha për BalkanWeb se vëllai i autorit, ka treguar se kanë shkuar për ngushëllim të familjarët e viktimave, por nuk i kanë pranuar.

Ndërsa gjithashtu është shprehur se babai është tronditur nga lajmi, dhe në momenti kur ka ardhur policia në banesë është shokuar.

36-vjeçari Ali Zili kishte shkuar në banesën e viktimave për të grabitur, por në momentin që ka hasur rezistencë i ka dhunuar deri në vdekje.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkrimi i dyfishte ne devoll vellai i autorit tregon momentin e arrestimit ja cfare tha babai viktimat nuk na kishin borxh shkuam te familjaret%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Viktimë mbetën vjehrra dhe nusja, Bukurie Bami (vjehrra) dhe Fatmira Bami (nusja).

“E dënoj veprën e dënoj sa s’ka ku të vejë më, më vjen rëndë. Kur e kërkoja atë ditë më thanë në polici që duhet të bësh një denoncim. Ishte natë me se të ikja? Ai jetonte me pleqtë kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe erdhi në orën 5 të mëngjesit. Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar. Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku “O bir çfarë ke bërë?” Vëllai nuk foli, por policia iu drejtua babit në fshat ka ndodhur një vrasje, janë vrarë dy gra. Atëhere ne mbetëm të shokuar, ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. E kërkoja atë ditë kudo në lokale, vajta dhe në Mancurisht më thanë nuk ka qenë këtu. Ai kishte ndërruar edhe rrobat mbante veshur një xhup të zi, por as atë se kishte. Kur mbetej ngushtë im vëlla, i jepja unë. Ato një metro dru që shisnim i ndanim bashkë. Vetëm dy kafshë kam në shtëpi se gjithë të tjerat i kam shitur për ta nxjerrë atë nga burgu. Një vit burg bëri për dhunë në familje. Po të rëndohej me alkool ushtronte dhunë në familje. Viktimat s’kishin borxh te neve asnjë gram borxh. Ato dru që kishin marrë i kishin paguar merrte pensionin dhe ua jepte. Ai ka hyrë vetëm për grabitje, bënte shumë harxhime, i thoja hiq dorë. Unë e dënoj ashpër, shteti të marrë masa. I bëj thirrje shtetit që njerëz si puna e këtij me precedentë penalë të mos lirohen nga burgu. Shteti të dënojë krimin makabër. Vajta te familja e viktimave, më pranuan. Shkova në orën 10, i takova si pasojë të gjithë, u dhashë dorën. Iu thashë më vjen shumë keq, më thanë ju nuk keni faj. Fajin e ka ai që bëri atë krim. Nuk pata probleme as nga djali i saj, as nga nuset e tyre”, ka treguar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.