Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kr*mi që u bë çështje në Kosovë, ministrja jep shpjegime në Prokurori për komentet mbi vr*sjen e Fatjon Harizit

20:01 / July 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave për Faton Hajrizin, i cili u vra nga policia serbe, pasi dyshohet se është personi që kreu vrasjen e policit serb më 18 korrik në Lloznicë. Sipas saj, reagimi vjen pas takimeve me institucionet e inteligjencës e policisë të cilat janë bërë pas arratisjes së Faton Hajrizit nga qendra korrektuese e Smrekonicës.

“Siç e kam thënë publikisht, reagimi im në rrjetin social nuk vjen si një deklarim i një mendimit personal por vjen pas takimeve të shumta, sidomos pas largimit të Faton Hajrizit nga qendra korrektuese në Smrekonicë“, tha Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë. Haxhiu ka akuzuar edhe prokurorinë për thirrjen e saj si dëshmitare e madje thotë se një prej pyetjeve ishte “shokuese” dhe e konsideron si shpifje.

“Është e habitshme, madje edhe shokuese që njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot që është pyetje e prokurorit të rastit, që thotë çka ke menduar ti me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Mund ta shihni edhe vet nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës, kjo është shpifje, kjo është thashetheme, këtë e ka thënë PDK dhe disa analistë”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Drejtësisë tha edhe se nuk duhet të shihet si hero një person si Faton Hajrizi, i cili ka një të kaluar kriminale, ndërkohë që bën me dije se mund të shqyrtohet edhe një autopsi e dytë për trupin e tij. “Ndoshta mund të konsiderohet një autopsi e dytë e trupit të Faton Hajrizit, besoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme kjo. Dje është thënë që gjurmët përputhen me personin por natyrisht që na duhen informata më shumë”, deklaroi ajo.

Albulena Haxhiu Fatjon Harizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.