Një pemë Krishtlindjesh e krijuar nga materiale të ricikluara u ndez në Bnachii Lake në Liban për të shpërndarë magjinë e festave dhe tërhequr vëmendjen drejt çështjeve mjedisore.
Pema përmban 110.000 shishe të gjelbra plastike dhe 2000 të bardha të cilat formojnë yllin në majë. Organizatorët u shprehën se projekti kërkoi një muaj për t’u përfunduar.
“Ne dëshironim të ekspozonim një zbukurim të bërë nga materiali i riciklueshëm që ne zakonisht hedhim çdo ditë pa i kushtuar vëmendje. Vendosëm ta shndërronim në një formë arti që njerëzit ta shihnin dhe në të njëjtën kohë, miqësor me ambientin”, tha një prej tyre.
Veç pemës, një instalacion i quajtur “Planeti B”, në trajtën e një globi, i krijuar nga 85.000 tapa shishesh uji synon të ndërgjegjësojë lidhur me kërcënimin e jetës në Tokë.