Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit ku ka komentuar përjashtimin e deputetëve të opozitës për 10 ditë nga Kuvendi.
“Jua kam thënë dhe u them prapë, aty është Linda e parlamentit. Ajo është një automat që merr udhëzime nga Edi Rama.
Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Ramës ndaj opozitës.
U diskutua kjo situatë në të cilën nuk ka. Opozita konstatoi se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës”, tha Berisha.
I pyetur për një krisje të marrëdhënieve me Ilir Metën, Berisha tha: “Asnjë krisje s’ka me Metën, ajo është një ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë politike të palëkundur.”
