Juventusi i ka vënë syrin yllit të Santosit, Kaio Jorge, i cili ka marrë vëmendjen e të gjithë klubeve të rëndësishme në Europe duke qenë se cilësohet si Kristiano Ronaldo i ri, në një kohë kur portugezi në pak vite mund t’i thotë lamtumirë futbollit.
Jorge është vetëm 18 vjeç, ka një klauzolë prej 50 milionë euro dhe është pjesë e skuadrës braziliane Santos që nga viti 2012 ndërsa kontrata i përfundon në vitin 2021.
Nëse Juventusi dëshiron t’i veshë fanellën bardhezi sulmuesit brazilian, i shpallur kampion bote U-17 në vitin 2019, duhet të aktivizojë klauzolën e të riut dhe të mposhtë konkurrencën e plot klubeve që kanë hedhur sytë nga ky talent./ Panoramasport/