Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e “Shqipëria që duam” ku është ndalur tek vaksinat. Ai i është përgjigjur edhe kritikave se del në aeroport për të pritur vetëm dy kuti duke thënë se është e lehtë të përqeshësh por është e vështirë të sigurosh këtë armë.
“E lehtë të shtrembërosh buzësh e përqeshësh, e lehtë të japësh këshilla të pakërkuara që nuk qëndrojnë as në qiell e as në tokë, por sa e vështirë të sigurosh këtë armë me saktësi të atilla që ti japësh fund kësaj lufte. Sidoqoftë sot vaksinimi i personelit shëndetësor po shkon drejt fundit dhe ka nisur dhe për të moshuarit. Sidoqoftë qeveria shqiptare sot ka siguruar dy kontrata, një dpd me Pfizer dhe një tjetër përmes mekanizmit të COVAX. Sidoqoftë sot, unë ua përsëris se pres shumë shpejt lajme shumë të mira”, tha Rama.
