Pavarësisht divergjencave mes grupit të Berishës dhe atyre të Bashës, shumica e deputetëve demokratë pritet të dalin në tubimin e organizuar nga PD në 7 korrik.
Jorida Tabaku ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protest duke shënuar dhe herën e parë që Tabaku merr pjesë në një aktivitet të organizuar nga Berisha. Në protestë do të shkojë edhe deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, i cili nuk është pjesë e grupit të Sali Berishës.
Edhe deputetja Grida Duma pritet që të marrë pjesë në protestën e Sali Berishës, sikurse ish -drejtuesi politik I qarkut të Shkodres Helidon Bushati, Tomorr Alizoti dhe Nënkryetarja e komisionit të ligjeve Dhurata Çupi.
