Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kriza e energjisë, administratori i OSHEE-së: Kur flet Basha unë fle gjumë! Janë gjëra që s’janë as në qiell, as në tokë

21:27 / October 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adrian Çela administratori i OSHEE-së, ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashën në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë.

“Nuk kam asnnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote”, tha ai në TCH.

Ai ka numëruar disa prej arsyeve që aktualisht ka një krizë energjetike në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.

“Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që rezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rritja e tarifave të çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”, tha ai.

Sipas Çelës, ka një krizë në vendin tonë sepse kërkesa është më e madhe se oferta.

“Ne e prodhojmë energjinë hidro, por nuk do të thotë që nuk jemi importues energjie. Kemi një cikël prodhimi energjie. Nëse e marrim nga janari në dhjetor nuk të garantojnë 6 mujorin. Ne gjithmonë kemi importuar në periudha të ndryshme. Nga vjeshta dhe deri në rifillimin e reshjeve ne importojmë. Po të shohim sasitë e importit janë 1.3 terra, mW. Kërkesa është më e madhe se oferta. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka krizë, krizë çmimi dhe disponibiliteti”, u shpreh Çela.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Speciale/ Pronari i “shtëpisë së verdhë”: Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën

10:43 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.