Krizë në të gjitha nivelet, klube, skuadrën e parë kombëtare dhe të gjitha ekipet e grupmoshave. Gjermania po kalon një moment delikat në futboll dhe kjo u reflektua edhe në paraqitjen e dobët të skuadrës U-21 në europian, çka do të thotë se për “panzerat” kohë më të vështira parashikohet të vijnë.
Hansi Flick është njeriu që po i vuan më shumë pasojat e thatësirës që ka prekur të gjitha hallkat dhe sipas mediave, buron edhe prej faktit që disa lojtarë bhen arrogantë kur ngjiten në nivele të larta, duke mos dhënë maksimumin për fanellën e Gjermanisë.
Në 17 ndeshjet e fundit, skuadra gjermane ka mundur vetëm Kosra Rikën, Perunë, Izraelin, Italinë dhe Omanin ndërsa ndeshjen e fundit barazoi 3-3 me Ukrainën por u mund nga Polonia dhe Kolumbia. Rënie që është ndier edhe në dy europianët dhe botërorët e fundit ku madje nuk kanë kaluar as grupin.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që Gjermania të mos kualifikohej në fazën me eleminim në një Kupë Bote, ndërsa sot marka Gjermani vuan edhe në nivel U-21. Sinjale të këqija në horizont, gjermanët duhet të shqetësohen realisht.