Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kroacia dhe Mali i Zi denoncojnë Shqipërinë në Bruksel për ndotjen bregdetare

23:27 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndotja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë në Bruksel për ndotjen bregdetare që vjen prej vendit tonë. Ambientalisti dhe inxhinieri i njohur Sazan Guri shprehet se rrymat detare kanë eksportuar plehrat drejt bregdeteve kroate dhe malazeze, problem ky që ka dy vjen që është ngritur nga dy shtetet. 

Kroacia dhe Mali i Zi kanë denoncuar Shqipërinë për ndotje të mjedisit. Ambienatlisti i njohur Sazan Guri sqaron se pas dy vitesh që të dy këto shtete i kanë dërguar nota diplomatike vendit tonë, kanë vendosur që t’i drejtohen agjencisë evropiane për mbrojtjen e mjedisit që të marrë masa ndaj Shqipërisë. Të gjithë mbetjet që hidhen në det e veçanërisht në Gjirin e Lalzit shkojnë përmes rrymave detare në bregdetin malazez dhe kroat.

Sazan Guri thotë se: “Para pak ditësh ajo ka ngritur një penalizim në Bruksel, por penalizim shumë të rëndë. E ka vërtetuar që mbetjet tona të   luuumenjve tanë, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Shëngjini apo Gjiri i Lalzit dhe përfundojnë deri në Mal të Zi në Kroaci, Dubrovnik, Split etj. Ka qenë menaxhimi i ndotësve të ajrit, ka qenë menaxhimi i punëve të zonave të mbrojtura, duke filluar që nga Hec-et e panumërta në zonat e mbrojtura”

Sipas ambientalistit ndotja e ajrit dhe ndërtimi i Hec-eve në zonat e mbrojtura mbeten çështjet me impaktin më negativ në natyrë dhe në shëndetin e njeriut. Këto denoncime janë pjesë e një libri të shkruar nga vet ambientalisti për vëzhgimet dhe auditimet e bëra nga Kontrolli i Lartë i shtetit për çëshjet e mjedisit gjatë 5 viteve të fundit.

bregdetare ndotja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

“Travel off Path”: Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më ekonomike në Evropë

08:57 / June 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.