Dy punëtorë në Krujë janë plagosur, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë në momentin që po e montonin.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.