Zarifa Ghafari, zyrtarja e lartë në Afganistan, ndodhet në rrezik pasi i gjithë shteti është në duar të talebanëve.
“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.
Fjalë rrëqethëse nga kryebashkiakja e parë femër e guximshme Zarifa Ghafari. Gjithçka duket e parëndësishme pranë britmave të grave afgane”, shkruan në Twitter novelistja Elif Shafak.
Për të tillë postim ka reaguar dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Shumë e prekur, ajo thjesht shkruan: Absolutisht zemërthyese.