Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryebashkiaku grek jep mesazhin e fortë: S’ka dallime, aq sa jam unë athinas, janë edhe shqiptarët

22:34 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kostas Bakoyannis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan “athinas”. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euroneës Albania.

“E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ushtrinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime”, deklaroi politikani 43-vjeçar.

Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes. Por tashmë që është pjesë e pushtetit lokal ai thotë se ka për detyrë që të gjejë zgjidhje reale për problemet reale.

“Mendoj se është një brez i ri në Greqi. Greqia, pas krizës së gjatë ekonomike, është kthyer me një sens të ri optimizmi dhe vetëbesimi. Ndaj, po. Mendoj se mund të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur”, shprehet z. Bakoyannis.

Kryebashkiaku i Athinës thotë se sheh ngjashmëri mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shpreh i befasuar nga puna në kryeqytet.

“Jam krenar që ai është miku im dhe se jam i befasuar nga puna e mirë që ka bërë, por mendoj se ajo që kemi të përbashkët është entuziazmi, dashuria për çfarë bëjmë. Nuk është vetëm puna, por njerëzit në vetvete”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.