Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryebashkiaku i Barit e priti me dhuratën e bukur, kryeministri Rama i surprizuar bën propozimin e papritur: Ofrohem falas që të ngjyros murin e…

13:41 / March 6, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 604374fe1cce8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali në kuadër të përkujtimit të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. Rama u prit sot edhe nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro.

Gjatë takimit Decaro, i ka treguar kreut të qeverisë shqiptare disa foto që dëshmojnë eksodin, siç ishte dhe anija Vlora, e cila u ankorua në portin e Barit bashkë me qindra shqiptarë në bordin e saj.

Kryebashkiaku i Barit e priti me dhuratën e bukur, kryeministri Rama i

“Kemi shumë pamje, filmime të tilla. Njerëzit kur zbrisnin nga anija, dukeshin si tullumbace, pasi aq shumë të ngjeshur ishin. Falënderoj qeverinë shqiptare dhe atë italiane. Dje kujtuam Enrico Dalfino, që i është kushtuar kjo sallë e Këshillit sikurse e pamë në atë bustin përpara. Para 30 vitesh kryetari i bashkisë priti ata njerëz që ishin të ngjeshur tej kufirit në anijen Vlora, që kishte transportuar vetëm sheqer. Ato pamje kanë qenë mësimi më i mirë që mund të merrte qyteti i Barit. Ishte 8 gushti i 1991. Këta njerëz arrijnë në qytetin e Barit dhe është hera e parë që fluksi migrator troket në dyert e vendit tonë. Kishte ndodhur dy ditë më parë në Brindisi. Puglia zbulon ndoshta kuptimin e një fjale të re, fillojmë të përdorimin termin emigracion.”, -tha kryebashkiaku i Barit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është mirëpritur me disa dhurata nga bashkia e Barit dhe qyteti i Puglias.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se mes Italisë dhe Shqipërisë nuk ka më kufij fizik dhe as mendor, që sipas tij e dëshmon edhe ardhja e shumë italianëve që të jetojnë dhe investojnë në vendin tonë.

“Vazhdoj të dyshoj nëse e meritoj të gjithë këtë. Ajo histori nisi këtu në brigjet e mrekullueshme të Italisë, të Puiglias në mënyrë të veçantë kur për herë të parë në historinë tuaj ju desh të shihnit të tjerë që vinin drejt vendit tuaj. Në fillim ishit ju që iknit drejt vendeve të tjera. Në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra, por ajo që është e sigurt se sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më shumë sesia e gjerave të vlefshme, të denja për respekt janë shtuar. Puglia na shtrihu dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri dhe shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim i pabesueshëm. Ne ishim një rast unik në botën komuniste, pasi ne ishim si Koreja e Veriut të Europës, pasi refuzonim që të dyja rrugët. Rrugën e demokracisë dhe kapitalizmit si dhe rrugën e diktaturës së butë të parë nga Tirana në atë epokë dhe të komunizmit që nuk ishte tranzigjent tërësisht. Njerëzit nuk ishin të gatshëm dhe as rehat me realitetin dhe të gjitha vështirësitë dhe rregullat që ky realitet kishte. Për ne ishte perceptuar deri në atë kohë nga televizori. Unë mendoj se kemi ende për të bërë, potenciali i bashkëpunimit i zhvillimit apo i shtytjes për të ecur përpara është mjaft i madh. Ne mund të shkojmë përtej, më larg, duke u përpjekur për të bashkuar frymën tonë. S’ka më as kufij fizik dhe mendor, janë gjithmonë e më shumë italianët që vijnë në Shqipëri. Ata janë të interesuar që të investojnë në Shqipëri. Ne jemi të interesuar që të bëhemi pjesë e kësaj pjese. Besoj se duhet të kemi guximin që të ecim përtej. Ne po bashkëpunojmë që të krijojmë lidhje për burimet ujore Itali-Shqipëri. Mendoj se duhet t’i japim një shtysë më tej idesë, pasi nuk është se nuk kushton. Shqipëria prodhon gati 100 % energji të gjelbër. E gjitha pothuajse tani për tani është e bazuar tek sistemi ujor. Jam i nderuar dhe shumë i dashur kryetar i bashkisë që t’i përcillni nderimet më të ngrohta artistit që më bëri këtë dhuratë. Ofrohem falas që të ngjyros murin e asaj godine (godina që do të kujtojë eksodin), edhe pse besoj pa bukë nuk do të më lini. Ne themi; ‘ha, ha’. Ndihemi të fyer kur dikush thotë; ‘jo nuk dua’.”, -tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.