Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kryebashkiaku i Krujës: Përveç rindërtimit, projekte madhore për përmirësimin e jetës së banorëve

22:06 / January 3, 20214 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
artur bushi 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Viti 2020 për qytetin e Krujës ishte një vit sfidues për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por përveç rindërtimit edhe projektet infrastrukturore duhet të vijonin.

Kështu u shpreh në një intervistë për ATSH-në kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Ujësjellësi në Krujë dhe Fushë Krujë ishin dy projektet madhore të cilat kurrsesi nuk duhej ti linim pas dore. Në këtë moment ujësjellësi i Krujës ka përfunduar dhe është në fazën e testimit dhe kolaudimit, ndërkohë në Fushë Krujë është punuar me ritëm të lartë pune dhe është mbyllur 30% e projektit. Dy ujësjellës në një vit, janë dëshmi e punës tonë për të zgjidhur një problem jetik dhe vazhdimisht shqetësues për banorët në 2 zonat urbane të bashkisë së Krujës”, – tha Bushi.

“Për herë të parë  17.500 banorë të qytetit të Krujës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë me burime nga 1630 m lartësi. Ky ujësjellës është një vepër inxhinierike e shtrirë në një terren të thyer malor në vargmalet e Krujës me kilometra të tëra linjë e re dërgimi”, – shtoi Bushi

Sipas tij, ujësjellësi i ri i Krujës do të eliminojë humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet.

“Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut. Ky është një projekt jetik për qytetin e Krujës, i cili i jep zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë, një problem i trashëguar në mbi 30 vite”, – theksoi Bushi.

Një tjetër investim i kryer në bashkinë Krujë është edhe rruga në fshatin Budull.

“Për infrastrukturën rrugore, në fshatin Budull sapo kemi përfunduar një investim shumë të mirë, me sistemimin dhe asfaltimin e 2.1 km rrugë të brendshme, që rrit aksesin e zonës me rrugën nacionale Fushë Krujë – Vorë”, – tha Bushi.

I pyetur për projektet e vitit 2020, Bushi tha se “rindërtimi do të jetë kryefjala e punëve edhe për vitin 2021, ku synojmë ta mbyllim si proces”.

“Në janar do të nis demolimi i pallateve në Krujë, çka do ti hap rrugë rindërtimit të pallateve në sitin e katërt të bashkisë Krujë. Po ashtu, brenda vitit 2021 mbyllet kapitulli i shkollave, ku do të kemi 13 godina arsimore me kushte dhe cilësi të lartë e të krahasueshme me shkollat në Europë. Po ashtu, do të përfundojë puna në ujësjellësin e Fushë Krujës, duke furnizuar me ujë të pijshëm përgjatë 24 orëve për 27 mijë banorët. Ndërkohë, në vitin 2021 do të kemi paketën për investime infrastrukturore në sistemim-asfaltim i rrugës Krujë-Picrragë (Faza II-të), Krujë, sistemim-asfaltim i rrugës Gramëz-Sukth Vendas (Faza II-të), Nj.A.Thumanë,  Krujë, sistemim-asfaltim i rrugës “Engjëlli”, fshati  Bilaj, Nj.A.Bubq, Krujë, sistemim-asfaltim i rrugës lidhëse nga rruga “Sh.Çela” – rruga  “Shkollës”, fshati Arrameras, Nj.A.Fushë Krujë, Krujë, sistemim-asfaltim i sheshit para Kishës dhe i rrugicës lidhëse, fshati Gramëz, Nj.A.Thumanë, Krujë, sistemim-asfaltim i rrugës lidhëse nga rruga “Abaze” -rruga e “D.Kastrioti”, Krujë dhe sistemim-asfaltim i pjesës hyrëse të Rrugës së Vjetër të Tiranës(pranë Xhamisë) dhe Ndërtim KUZ i pjesës fundore e rrugës së Selmanëve, Arrameras, Fushë Krujë”.

“Po ashtu do të kryhet sistemim-asfaltim i rrugës së ‘Kacanëve”,nën ambulancën Krujë, sistemim-asfaltim i rrugës së “ Topallëve”Tapizë, Nj.A. Nikël, Krujë, sistemim asfaltim i rrugicave të Lagjes Magaze(Faza III), Fushë Krujë, Krujë”, tha Bushi.

Sa i përket sezonit turistik të këtij viti, Bushi theksoi se “Kruja pa turistët e saj ishte e vështirë për tu parë dhe vitin 2020 mund ta quajmë si turizëm mbijetese. Zona historike e Krujes u vizitua nga 30.000 vizitorë, shifër kjo e pakrahasueshme me vitin 2019, por këto janë situatat dhe kushtet që Covid-19 na imponoi dhe shpresojme që me 2021 të kemi tjetër panoramë turistike për nga numri i turistëve”. /atsh/

krujes kryetari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro më 2024, në rajon mbi 1000 euro

09:20 / May 7, 2025

Shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë dhe paguhen më pak

09:20 / May 2, 2025

Rama: Synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove

13:41 / April 17, 2025

Bonusit i bebes/ Rama nga Burreli: Nga 2026, pagesa mujore sipas numrit të fëmijëve

13:23 / April 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.