Agron Malaj, kryetari i bashkisë së Matit i është përgjigjur Xhelal Mziut, të deleguarit të PD-së për qarkun e Dibrës lidhur me menaxhimin e situatës në këtë zonë në kuadër të motit të keq.
Ndërsa hedh foto nga pastrimi i rrugëve në fshatrat e Burrelit, Malaj akuzon Mziun se flet nga ndonjë oxhak i ngrohtë, pa dalë në terren. “Xhelal ziu flet nga oxhaku dhe shpif në lidhje me fshatrat e qarkut Dibër. Xhelal hajduti mirë do ishte të interesoheshe përpara se të flisje”, thotë Malaj.
Por ndërsa një komentues i kujton komunizmin duke shkruar “poshtë komunistët e Matit”, kryebashkiaku nuk e ka lene pa pergjigje.
“Të ka ngel mendja te komunizmi o Vesel, s’ke faj se e ke në parti kryekomunistin bythëlëpirësin e Enver Hoxhës, Sali Rrumpallën”, shkruan kryebashkiaku Malaj.
Dhe këtë deklaratë për ish-kryeministrin Sali Berisha e bën në faqen e vet.
STATUS I PLOTE
Xhelal ziu flet nga oxhaku dhe shpif në lidhje me fshatrat e qarkut Dibër. Xhelal hajduti mirë do ishte të interesoheshe përpara se të flisje. Në #Mat është punuar mbrëmë deri natën vonë dhe sot që në orët e para të ditës mjetet e bashkisë kanë qenë në krye të detyrës. Fshatrat që ti përmend kanë mbështetjen e bashkisë jo me fjalë por me punë konkrete në terren.
Në fakt stë vë faj se ç’lloj sorollumi që ti je vetëm të vjedhësh dhe të shpifësh se për këto je gatuar!

