Kryebashkiaku i Matit Dr.Agron Malaj prezantoi sot në Universitetin “Barleti” librin me titull “Institucionet private të sigurisë dhe roli i tyre në sigurinë kombëtare”, një botim ky me mjaft vlera për strukturat shtetërore dhe private që merren me sigurinë në vend.
Në postimin e Universitetit thuhet se:
“Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, në Universitetin Barleti nën drejtimin e Dr. Shpëtim Cami, organizoi provimin e librit me titull “Institucionet private të sigurisë dhe roli i tyre në sigurinë kombëtare”, të autorit Dr. Agron Malaj.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin staf pedagogjik i Universitetit Barleti, të ftuar të fushës për tematikën e trajtuar dhe studentë.”