Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shtyrë kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonaj që të ndërmarrë një vendim për administratën, duke kërkuar që ata të jenë të gjithë të vaksinuar.
Sipas Gjonaj nga sot ata duhet të paraqesin kartelë vaksinimi, dhe ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë çdo javë tampon.
“Rritja e numrit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, kryebashkiaku Gjonaj apel për masa mbrojtëse qytetarve.
Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqes kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë”, thotë ai ndër të tjera.