Ana Luca është një prej radhëve të bluzave të bardha që po lufton koronavirusin në “qendër të betejës”.
Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT për të luftuar koronavirusin ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite.
Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi.
Gjithashtu, duket se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me kokë poshtë, prej tyre djersa derdhet “ujë”.
“Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra…”, shkruan Ana në postimin e saj.
Postimi i plote i Ana Luca:
Janë 5 muaj luftë…. më janë zbardhur flokët…..më është rrudhosur fytyra… Por nuk më ka ikur buzëqeshja …
Sepse në jemi të gjithë bashkë! Ne jemi në luftë me Covid 19! Të heshtur e të përkushtuar!
Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor!
“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.”
