Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se listat duhet të hapen 100%.
Pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan në një postim në Facebook se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.
“PO listave të hapura 100%.Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ”, shkruan Kryemadhi.
