TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Jay-Z shpallet edhe këtë vit reperi më i pasur

16:59 / March 28, 2023

Hiqej si dentist në Itali, policia italiane kap mat shqiptarin që mashtronte

16:56 / March 28, 2023

Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk regjistrohet dot në KQZ: Pata një arsye familjare!

16:49 / March 28, 2023

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

16:26 / March 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
MOTI

Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj

20:52 / March 17, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Monika Kryemadhi ka dy pretendime lidhur me skandalin e financimit rus të saj. E para, se shumat janë të vogla dhe e dyta, se janë bërë publike të dhëna personale. Të dyja janë të vërteta. Shumat që ka shkëmbyer Kryemadhi me kompnitë guaska ruse janë relativisht të vogla. Po ashtu është e vërtetë që asaj i kanë dalë në shesh të dhëna personale sensitive, siç është një dokument që tregon një transfertë bankare.

Në kushte normale shtypi nuk arrin dot kurrë të sigurojë një dokument të tillë. Një dokument i tillë nga bankat jepet, ose kur e kërkon drejtësia e një vendi (vendi jonë nuk e ka kërkuar), ose shërbime sekrete me fuqi ndërkombëtare. Me shumë gjasa ka ndodhur kjo e dyta. Pra Kryemadhi ka të drejtë të ankohet pse e akuzojnë për kaq pak para dhe pse ja kanë bërë publike llogaritë. Madje për këtë mund të përfshihet në betejë ligjore me EuReporter që ja ka publikuar i pari.

Ky është problemi i saj. Problemi jonë dhe i drejtësisë sonë është që Kryemadhi po pranon që ka një llogari të padeklaruar në një bankë të Zvicrës, dhe ka transferuar para me përshkrimin si “bashkaksionere” apo ndarje dividenti, që tregon se ajo ka shumë më tepër kapital se sa transfertat bankare. Tani se sa para kanë paguar këta oligarkët rusë për gruan e ish- presidentit, që në atë kohë ka qenë president, duhen hetime që të gjenden.

Këto hetime mund të nisin direkt nga shteti shqiptar dhe këtu merr fund dhe shqetësimi i Kryemadhit për nxjerrjen e të dhënave personale, për të cilat është shqetësuar nga publikimi i dy transfertave bankare me oligarkët rus.

Sa për faktin që shumat që ajo ka shkëmbyer me ta janë të vogla, kjo është relative. Ne nuk kemi gjithë transfertat bankare të Kryemadhit me rusët. Kemi vetëm dy. Nëse ajo do të tregohet transparente, le t’i publikojë të gjitha “statament”-et e bankes në Zvicër.

Nëse jo, le të na e heqë SPAK këtë kuriozitet. Tani për tani jemi në kushtet që Kryemadhi e pranon skandalin, por është e pakënaqur pse janë shumat e vogla dhe pse i kanë botuar të dhënat personale. Për këto mund të ankohet tek Komisioneri për të dhënat personale. E kemi një të tillë.  Për të tjerat të shkojë në SPAK.

ankohet Kryemadhi Mero Baze
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk regjistrohet dot në KQZ: Pata një arsye familjare!

16:49 / March 28, 2023

‘Demokratët s’mund të përfaqësohen nga parti të majta’, Bejko: PD, e vetmja e djathtë për Bashkinë e Tiranës

15:44 / March 28, 2023

Tërhiqet nga gara kandidati i PD për bashkinë e Korçës

15:39 / March 28, 2023

Kreu i PS-së në Rubik dha dorëheqjen, reagon Klosi: Shpresoj të qetësohet, është një moment i nxituar

15:21 / March 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Hiqej si dentist në Itali, policia italiane kap mat shqiptarin që mashtronte

16:56 / March 28, 2023

Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk regjistrohet dot në KQZ: Pata një arsye familjare!

16:49 / March 28, 2023

MAS shtyn provimin për kualifikimin e mësuesve, ja data e re

16:26 / March 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Jay-Z shpallet edhe këtë vit reperi më i pasur

16:59 / March 28, 2023

Hiqej si dentist në Itali, policia italiane kap mat shqiptarin që mashtronte

16:56 / March 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.