Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka nisur ditën e sotme me një takim me banorë në njësinë numër 1 në Tiranë.
Në fokus të bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi renditi si një pikat e forta të LSI-së në planin e saj, krijimin e kushteve për të rinjtë, në mënyrë të tillë që ata mos të ikin nga vendi.
Sipas Kryemadhit, me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesionistët, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë aktuale: Strategjia e kësaj qeverie është ‘vidh, varfëro dhe nënshtro”.
Kryetarja e LSI tha se ka presion të shtuar psikologjik ndaj administratës.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha se revolta ndaj qeverisë është e madhe.
“Revolta e qytetarëve është shumë e madhe. Ndaj ne si LSI do të krijojmë kushte që të rinjtë të mos ikin. Të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistet. Thanë shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë miliona lekë. Për LSI, 25 prilli është një mision shumë i fortë. 5 prioritet e LSI janë shumë të thjeshta. Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna, pasi ka presion psikologjik ndaj administratës”, tha ajo.
