Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryemadhi: Rama të shkojë në Sharrë dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro

17:50 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryemadhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat aferën me Inceneratorët.

“I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur dhe as nuk e ka promovuar është inceneratori i Tiranës, financuesi kryesor i kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë.
Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim unë nuk merrem me politikat mjedisore dhe me procedurat dhe letrat që merren vartësit e mi. Ndërsa sot foli si analist për letra e procedura.
Ku është investimi prej 128 mln eurosh që ai e ka ulëritur aq shumë në komisionin hetimor. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë. Inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet.
Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë. Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.