Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryemadhi tregon drejtuesit në qarqe të LSI-së: Nasip Naço dhe Lefter Koka nuk janë firmëtarë të LSI-së, kush nuk e pëlqen punën tonë “udhë e mbarë”!

21:31 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe.

Ajo u shpreh se në Vlorë do të jetë Luan Rama, në Lezhë Agron Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi, në Elbasan vetë Monika Kryemadhi, në Durrës Elona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari.

Për sa i përket largimeve nga partia e saj, ajo iu referua ikjes së Nasip Naços dhe Lefter Kokës, për të cilët tha se ata nuk kanë qenë firmëtarë të LSI-së, por kanë ardhur thjesht si deputetë.

“Asnjë nuk është i përjetshëm. Nuk mendoj që ikin duke përplasur derën, por ata duhet të shikojnë se pse LSI nuk i do më. Në LSI secili duhet të kontribuojë dhe në bazë të kontributit që jep, LSI është e aftë të sigurojë hapësira për të tërë. Lefter Koka dhe Nasip Naço nuk janë firmëtarë të LSI-së. Kanë ardhur me postin e deputetit. Sot ka vetëm një LSI që punon për të rinjtë e të rejat. Kush nuk e pëlqen këtë, udhë e mbarë! Dyfishimi i rezultatit në zgjedhje do të ishte më minimalja. Angazhimet tona janë shumë të mëdha”, tha Kryemadhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.