Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Zgjidhja politike është e qartë, qeveri tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira

12:16 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi pas përfundimit të seancës parlamentare tha për mediat se protesta e të shtunës do të jetë e të gjithë shqiptarëve, duke dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta është e të gjithë shqiptarëve. Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve. Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve. Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët”, tha Kryemadhi.

Zgjidhja politike është e qartë tha kryetarja e LSI-së, qeveri tranzitore, që tu krijojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Zgjidhja politike është e qartë. Ajo ç’ka ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri tranzitore ose kalimtare, e cila iu krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave. Mos harroni, ne sot ratifikuam një marrëveshje të Maqedonisë, ku prej 15 vitesh Maqedonia gjeti një zgjidhje dhe tregoi se si një klasë politike gjeti një zgjidhje të një konflikti 15 vjeçar për emrin e saj, ku sot midis Greqisë dhe Maqedonisë ka një paqe për sa i përket emrit, kemi Maqedoninë e Veriut. Ajo çka dua të them është që në qershor Maqedonia do të hapi negociatat. Uroj që të tërheqë këmbën zvarrë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ne jemi 20 vite mbrapa. E kemi nisur procesin e integrimit evropian para Kroacisë dhe sot është Kroacia ajo që merr vendimet për Shqipërinë. Pra ka ardhur koha që për hir të së vërtetës kjo klasë politike duhet t’i japë Shqipërisë Paktin e Madh, atë pakt për ta anëtarësuar Shqipërinë dhe për ta çuar atë njëherë e përgjithmonë në drejtimin e saj të duhur që është integrimi evropian”, u shpreh znj. Kryemadhi.

Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.