Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas anulimit të vizitës së kryeministrit Edi Rama, të cilën e kishte planifikuar për ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Ademi shkruan se Rama është shpallur i padëshiruar në Shkodër dhe se “shkodranët kanë ditur gjithmonë t’i tregojnë vendinkryeministrit.”
“Shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë dhe kurrë, asnjë shfaqje në ambjente të mbyllura në makina luksoze, nuk do të impresionojë shkodranët. Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do ia kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde!”, shkruan ajo.
