Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën në terapi intesnive në spital pasi simptomat e tij të koronavirusit u përkeqësuan.
Downing Street bëri të ditur se ai shkoi në spital me këshillën e mjekëve të tij dhe është duke marrë një “kujdes ekselent”. Johnson i kërkoi Sekretarit të Jashtëm Dominic Raab “ta zëvendësojë” kur të jetë e nevojshme tha një zëdhënës.
Kryeministri 55-vjeçar është shtruar në spitalib St. Thomas me “simptoma të vazhdueshme” që mbrëmjen e të dielës.
Liderët botërorë, përfshi dhe presidentin amerikan Donald Trump dhe atë francez Emmanuel Macron kanë shprehur mbështetjen e tyre për Johnson.
Mëngjesin e kësaj të marte ministri i Kabinetit Michael Gove tha se Johnson nuk ishte në ventilim. Nëse do të ketë ndryshime të gjendjes së tij “No 10 sigurohet që vendi të përditësohet”, tha Gove.
