Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri britanik paralajmëron Trump: Ndalo Putinin!

20:37 / February 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik Keir Starmer ka paralajmëruar Presidentin amerikan Donald Trump që “mos t’ia kthejë shpinën” Ukrainës. Sipas tij, Europa po përballet me një moment që e prek të gjithë kontinentin. Në një mesazh të fuqishëm drejtuar Trump ai thotë se “garancia” e Shteteve të Bashkuara është rruga e vetme për të ndaluar agresionin e Vladimir Putinit.  Ai ka sugjeruar që SHBA-të të ndërmarrë një hap mbrapsht nga veprimet e fundit.

“Duhet të marrësh përgjegjësi siç i takojnë një lideri, të garantosh paqen nëse tashmë është arritur një marrëveshje. Europa do luajë rolin e saj dhe unë jam i përgatitur që forcat britanike të jenë në Ukrainë, por Amerika është garancia për t’i dhënë fund agresionit rus.”

Gjatë samitit urgjent me krerë të tjerë shtetesh, Starmer ka deklaruar se do jetë në komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, për t’i dhënë fund luftës.

Situata politike e krijuar është tejet komplekse. Nga njëra anë janë shtetet europiane që po përpiqen të japin një zgjidhje në bashkëpunim, nga ana tjetër është Amerika që ulet në bisedime me Rusinë dhe arrijnë në dakordësi për 4 parime. Këto të fundit për të sjellë paqe në Ukrainë…Megjithatë, për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, asnjë lloj marrëveshje s’mund të arrihet pa prezencën e Ukrainës. Të njëjtin mendim ndan edhe Starmer. Ky i fundit kritikon Trumpin që nuk ka përfshirë shtetet e Europës dhe thekson se “Britania e Madhe do vijojë më qëndrimin e saj për të siguruar të ardhmen e Ukrainës.”

“Europa duhet të ketë një të ardhme të sigurt, Britania po ashtu. Vlerat demokratike duhet të prevalojnë”, ka thënë ai.

britanik Kryeministri trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.