Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri hungarez thotë se Ukraina është shtet ‘financiarisht inekzistent’

21:40 / April 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viktor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán tha sot se Ukraina është një “shtet financiarisht inekzistent” dhe se pa mbeshtetjen e partnerëve të saj lufta do të merrte fund menjëherë, në komentet që provokuan shpejt reagime pozitive nga Moska.

Komentet e Orbán të cituara nga rrjeti Yahoo, Hungarian Radio Liberty dhe 24.hu, ishin një ankesë për opinionin publik në Evropë, që sipas tij, ende nuk është gati të rimendojë sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse shtonte se “ajo kohë do të vijë shpejt”.

Orban ankohej gjithashtu për lajme të këqija nga Ukraina në lidhje me komunitetin hungarez atje, si dhe i referohej faktit se Evropa “është e detyruar të financojë shumicën e nevojave të Ukrainës”.

“Ukraina është një shtet inekzistent në sensin financiar, ajo nuk financon dot veten e saj. Tashmë çështja është nëse ne duhet ta mbështesim apo jo, dhe sapo ne të themi jo, lufta mbaron”, tha Viktor Orbán.

Ai shtonte se është Evropa që jep fondet për financimin në Ukrainë të pensioneve, rrogave, arsimit, shëndetësisë, ndërsa konkludoi se “kjo nuk mund të vijojë përgjithmonë”.

Fjalët e Orbán u vërejtën shpejt nga kreu i Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev, i cili komentoi: “Të lumtë, koment i qartë dhe i saktë nga një politikan evropian. Unë mund të shtoj vetëm se sapo financimet evropiane të mbarojnë, vetë Ukraina do të mbarojë”.

Raportimet e fundit thonë se SHBA po përgatit sanksione ndaj disa politikanëve në Hungari.

Hungaria ukraina viktor orban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.