Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryeministri Mitsotakis akordon 500 milionë euro ndihmë për të prekurit nga zjarret në Greqi: U kërkoj falje qytetarëve për…

19:43 / August 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kyriakos Mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot për një paketë ndihme financiare në vlerë 500 milionë euro për të prekurit nga zjarret në rajonet Atikë dhe Evi.

Paratë do të shpërndahen drejtpërdrejtë, përmes procedurave dixhitale, pa burokraci. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi nisjen e një programi të veçantë rindërtimi për Evia-n.

Kryeministri kërkoi personalisht falje për dobësitë, ndërsa premtoi se dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësitë do të atribuohen.

“Ditët e fundit kanë qenë një nga më të vështirat për vendin tonë, në dekada të tëra. Kemi dhënë dhe ende do të japim për të fituar betejën me gjithë fuqinë tonë. Po përballemi me një fatkeqësi natyrore me përmasa të pashembullta: brenda pak ditësh, 586 zjarre shpërthyen në të gjitha skajet e Greqisë. Me zjarret të cilët, për shkak të nxehtësisë së paparë dhe thatësirës shumë mujore, tani janë shumë të vështira për t’u shuar”, tha kreu i qeverisë.

“Fakti që njerëzit u shpëtuan, me plane evakuimi të plota, i detyrohet profesionalizmit të Mbrojtjes Civile, veprimit të Policisë dhe Rojeve Bregdetare. Në më pak se 24 orë, u bënë 62 evakuime të organizuara të banorëve në 141 zona”, shprehet ai.

Mitsotakis ka bërë një bilanc të punës së tij, duke u shprehur se si kryeministër në 25 muaj ka përballuar shumë kriza, nga ajo e refugjatëve te pandemia e Covid-19, të cilat dukeshin të pakapërcyeshme në fillim, por sipas tij u tejkaluan me këmbëngulje dhe unitet.

“Kjo do të ndodhë edhe tani, me vendime të guximshme që do të ndryshojnë shumë gjëra. Jam i sigurt se ky test do të jetë gjithashtu një mundësi që do të na mësojë dhe do të na bëjë më të mirë. Sepse sfida e krizës klimatike nuk ka të bëjë vetëm me gjeneratën tonë, por veçanërisht me brezin e ardhshëm”, tha kryeministri grek.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cënuan perimetrin e sigurisë në shkolla gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 12 protestues, procedohen 15 të tjerë

11:24 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

11:20 / September 15, 2026

Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

10:21 / September 15, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton masën e arrestit për Veliajn

10:14 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.