Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri Rama dhe ambasadori i BE Gonzato konferencë të përbashkët sot

09:32 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama gonzato1 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot, 5 nëntor, një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00.

Konferenca vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, ku nënvizohej se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë, një qëndrim që Brukseli e cilëson si dëshmi e besueshmërisë si vend partner…

Nga Brukseli, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për arritjet e bëra në kryerjen e detyrave për procesin e negociatave.

Edhe Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, tha se Shqipëria ka bërë një progres të paprecedentë, duke shtuar se e shikon të mundur anëtarësimin e vendit tonë në BE deri në vitin 2030.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare, në fjalën e tij në Samitin e Zgjerimit të BE-së, më 4 nëntor 2025, u shpreh se Shqipëria po lufton korrupsionin dhe se reforma në drejtësi po godet zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion, qoftë majtas apo djathtas.

Ai u shpreh se brenda vitit 2030, do të jemi në tryezën e Bashkimit Europian, falë reformave të thella që po ndodhin në vend.

“Viti 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr, por është objektiv, si rezultat i kalkulimeve të thjeshta që kemi bërë. Do arrijmë së bashku të jemi pjesë e familjes evropiane. Ne shpresojmë që Shqipëria të ulet në tryezën e vendeve të BE-së brenda 2030. Integrimi është një proces transparent dhe gjithçka bazohet në meritë. Ne jemi kombi më pro evropian dhe si mund të thoshte Trump, në mbarë globin“, u shpreh numri një i kabinetit.

Ambasadori i BE Edi Rama Gonzato Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026

Kaosi dhe dhuna në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me nga 60 ditë gjashtë deputetë të PD

10:46 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore

09:12 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.