Në një kohë kur situata nga koronaviruis sa vjen e rëndohet me rritjen e numrit të infektuarve, tashmë të shtrirë në disa qytete të vendit, çudirat dhe humori i shqiptarëve nuk ndalet.
Një nga videot e montuara e ka shpërndarë kryeministri Rama. Ai shprehet se është matur disa herë të ndajë disa humore me telefonatat ku dilte zëri.
Kryeministri Rama shkruan:
“EDI JAM”
Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë t’i ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë s’e mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë.
