Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri thumbon Metën teksa tregon pamjet e repartit të ri COVID-19 në spitalin e Vlorës: Baba Xhikja del i dehur e thotë se po bëhet qameti

15:56 / November 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka vizituar edhe spitalin e Vlorës, ku aktualisht është hapur edhe një repart për trajtimin e të prekurve me Covid. Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas videos me pamjet e spitalit, Rama ka thumbuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Ai shkruan se Kreu i Shtetit del i dehur në studiot televizive dhe thotë se në spitale nuk ka shtretër mjekë, oksigjen dhe ilaçe.

“Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek… Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju shihni qenkan propagandë, ato që flasin ata qenkan realitet! S’kanë faj kur ka akoma qorra me të dy sytë në ballë dhe shurdhë me të dy veshët në vend, që u besojnë dokrrave e dënglave të tyre. Ndjesë, po janë bërë realisht gangrena e kësaj shoqërie”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama vijoi paraditen e të shtunës inspektimet në dy kantieret e reja të ndërtimit që janë hapur në qytetin e Vlorës, Parku i Shtëpisë së Pavarësisë dhe zgjatja e Transballkanikes deri tek porti. Ramës i është vënë “pritë” nga një grup qytetarët, të cilët i kanë thënë në sy shqetësimet e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.